Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim lamtumirës Komandantin e kontigjentit turk të Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), Sabri Gökhan Karamürsel.
Siç njofton Ministria e Mbrojtjes, takimi u mbajt me rastin e përfundimit të misionit të komandantit Karamürsel në Republikën e Kosovës.
Bëhet e ditur se ministri Maqedonci me këtë rast e ka falënderuar përzemërsisht Kolonelin Karamürsel veçanërisht për angazhimin dhe kontributin e tij personal në zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Türkiyes në fushën e mbrojtjes.
Duke i dëshiruar sukses në detyrën e tij të ardhshme, ministri Maqedonci e ka siguruar atë që edhe me pasardhësin e tij në detyrë do të vijojë të kultivojë të njëjtën frymë bashkëpunimi.