Molla e Resnjës: Traditë në çdo kafshatë/       Foto: TRT Balkan

Molla është prodhimi më i popullarizuar i Maqedonisë së Veriut, sidomos në rajonin e Resnjës, i cili është i njohur për klimën e tij të favorshme dhe tokat pjellore. Këtu kultivohen lloje të ndryshme molle, të cilat dallohen për cilësinë e lartë dhe shijen e veçantë.

“Varietetet më të kultivuara në Resnje janë ajdaret, muko, shijet e arta dhe të kuqe, çadeli i vogël dhe jonagoldi”, tha Bozhidar Vuçevski, punëtor.

Në vitin 2023, 65 milionë kilogramë mollë u shitën jashtë vendit. Potenciali i eksportit të mollëve vendore është shumë më i madh, por ndikimi i flukseve ekonomike dhe globale po e bën ndikimin e vet.

“Sivjet në Prespë prodhohen diku mbi njëqind mijë ton mollë, që për fat të keq për momentin, për shkak të mungesës së perspektivës së tregut, d.m.th. të cilit treg, në vend që të prodhojmë mollë konsumatore, aktualisht prodhojmë kryesisht mollë industriale, d.m.th mollë për prodhimin e koncentratit të mollës, e cila ka vlerën më të ulët në treg. Prespa prodhon 75% të prodhimit nga varieteti Ajdaret, i cili është gjithnjë e më pak i kërkuar në treg”, tha Stojçe Kamburovski, kultivues i mollëve.

“Të vjelat janë të mira këtë vit, ka prodhim, mollë ka shumë. Ka cilësi të mirë”, i tha TRT Balkan, kultivues i mollëve, Stevço Ivanovski.

Si pasojë e mungesës së fuqisë punëtore, në fushat e Resnjës shpesh gjen punonjës që vijnë nga Shqipëria. Një nga këta punonjës është Jani, i cili ka 20 vite që mbledh mollë. Ai ndan përvojën e tij:

"Është e lodhshme sepse nuk është një orë, është tërë ditën. Ndërsa mbledh mollët, kalojmë 8 orë në këmbë, sidomos kur punojmë lart nëpër shkallë. Lodhja është normale, por na ndihmon të sigurojmë një jetesë për familjet tona", u shpreh Jani.

Jani tregon profesioni i tij është mjeshtër i ndërtimit por se puna në fushat e Resnjës është e rëndësishme për të, dhe përvoja e tij gjatë këtyre viteve e ka ndihmuar të krijojë lidhje të forta me fermerët lokalë.

Megjithatë, angazhimi i banorëve të kësaj zone për të prodhuar fruta cilësore e mban të fortë ekonominë lokale.

TRT Balkan