Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë nuk arritën të gjenin një kompromis për mosmarrëveshjen e targave, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
“Nuk arritëm në një marrëveshje sot”, por palët janë të gatshme të rifillojnë negociatat “në ditët në vijim”, tha Borrell në një deklaratë pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
“Ne nuk dorëzohemi, duhet të vazhdojmë të diskutojmë”, tha ai, duke theksuar se Kosova dhe Serbia nuk kanë “asnjë alternativë” ndaj dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për të gjetur një zgjidhje për mosmarrëveshjet.
Ai tha se liderët patën një “takim për menaxhimin e krizës” në përgjigje të “zhvillimeve negative në terren”, që është “simptomë e një çështjeje globale, statusi i pazgjidhur i marrëdhënieve” mes dy vendeve.
Ndryshe, Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, u tha gazetarëve se Vuçiq do të qëndrojë në Bruksel edhe për një kohë dhe se do t'i drejtohet publikut serb të premten, më 19 gusht.
"Ajo që është e rëndësishme është që ne luftuam për paqe, për stabilitet, për zgjidhje kompromisi", tha Petkoviq.
18 Gus 2022
Nuk jep rezultat takimi i tretë mes Kurtit dhe Vuçiqit
Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, njoftoi se nuk është arritur kompromis mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore