Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar të dhënat e procesit të numërimit në uebfaqe.
Nga 93,25 për qind e votave të numëruara të votuesve në territorin e Kosovës ditën e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë partia e parë me 41,01 për qind të votave.
Pas saj, subjekti i dytë më i madh është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22,46 për qind.
Në vendin e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 17,66 për qind.
Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma ka marrë 7,51 për qind.
Partia Lista Serbe ka marrë 3,88 për qind, derisa subjekti i ri politik i cili garoi për herë të parë në këto zgjedhje, Koalicioni për Familje, mori 2,29 për qind të votave.
Sipas KQZ-së, nga 2.297 vendvotime apo 90,68 për qind e tyre nga gjithsej 2.533 sa janë, në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, 9 shkurt 2025, kanë votuar 40,04 për qind apo 789.172 votues nga 1.970.944 sa ishin në listën me të drejtë vote.
Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e vitit 2021 kishin votuar 46,90 për qind apo 827.984 votues.