Në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog (FPD) u mbajt sesioni "Ndërtojmë së bashku siguri të qëndrueshme evropiane", raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, kishte fjalën hyrëse në këtë sesion, ku foli mbi agresionin ushtarak rus në Ukrainë, si dhe për rëndësinë e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE).
Osmani tha se çështja e Ukrainës nuk ka të bëjë vetëm me sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial të një vendi, por edhe me mbrojtjen e Evropës nga ndikimi i palëve të treta.
Duke folur për procesin integrues të Ballkanit Perëndimor në BE, Osmani tha se rajoni kufizohet vetëm me vende anëtare të BE-së, andaj sipas tij, fjala e duhur për t'u përdorur është kompletimi i BE-së, e jo zgjerimi i saj.
Gjithashtu, ai tha se integrimi është një çështje gjeostrategjike, pasi siç theksoi ai, Ballkani Perëndimor paraqet derën hyrëse për në Evropë në shumë aspekte, duke përmendur këtu çështjen e diversifikimit energjetik, çështjen e migrimit, lidhjen me Azinë Qendrore apo me Afrikën.
"BE së shpejti do të duhet të marrë vendime. Për perspektivë të qartë nevojiten pozicione të qarta. Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor varet nga kjo. Nëse përsëriten të njëjtat mesazhe si vitet e fundit, do të jetë një sinjal i gabuar dhe i dëmshëm. Ballkani Perëndimor, si rajoni më i afërt, është i një rëndësie vendimtare për Evropën dhe besueshmëria e Evropës është në rrezik në vazhdën e ngjarjeve dramatike që po shpalosen në Ukrainë", tha Osmani.
Ai u shpreh se BE është udhëkryq dhe nëse e le jashtë Ballkanin Perëndimor tani, BE do të jetë ajo që do të humb më shumë.
Osmani gjithashtu tha se rajoni është duke u bërë një faktor i rëndësishëm në komunitetin ndërkombëtar, duke përmendur edhe kryesimin e Maqedonisë së Veriut me OSBE-në vitin e ardhshëm.
- Maqedonia e Veriut është mirë e përgatitur për të marrë kryesimin e OSBE-së
Gjatë sesionit, fjalim kishte edhe Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Helga Maria Schmid, e cila foli mbi rolin e organizatës që ajo udhëheq, sidomos në raport me luftën në Ukrainë.
Ajo tha se OSBE është krijuar për të ulur shanset për konflikt. Megjithatë, siç u shpreh ajo, konflikte kanë ndodhur, po gjithashtu në bazë ditore organizata punon për të parandaluar konflikte të reja.
"Megjithatë, ja ku jemi përball me realitetin e rëndë të luftës. Dhe kjo është e paprecedentë. Nuk do të doja ta krahasoja këtë me asgjë tjetër, sepse kjo është një luftë krejtësisht e paprovokuar, e pajustifikuar, e paligjshme që u nis nga një shtet pjesëmarrës kundër një shteti tjetër, duke sjellë pasoja të rënda", tha Schmid.
Ajo theksoi se Rusia dhe Ukraina janë të dyja pjesë e OSBE-së, duke shtuar se përskaj përpjekjeve për bashkëpunim dhe dialog, Rusia dhe presidenti rus Vladimir Putin zgjodhën forcën.
Schmid gjithashtu u shpreh e bindur që Maqedonia e Veriut është mirë e përgatitur për të marrë kryesimin e OSBE-së vitin e ardhshëm.
Gjatë sesionit, fjalime gjithashtu kishin ekspertë dhe kryediplomatë nga vende të ndryshme.
17 Qer 2022
Osmani: Nga vendimet e BE-së varet stabiliteti i Ballkanit Perëndimor
Në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog (FPD) u mbajt sesioni "Ndërtojmë së bashku siguri të qëndrueshme evropiane"
AA
Lajme të ngjashme
Rama: Të jemi gati për BE-në shumë përpara se BE-ja të jetë gati për ne
Në takimin e tij me ekipin kombëtar të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi se Shqipëria duhet të jetë gati për BE-në shumë përpara se BE-ja të jetë gati për Shqipërinë.
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.