Qarkullimi i mjeteve lundruese gjatë sezonës së verës afër vijës bregdetare paraqet rrezik për shumë vizitor. Manovrimet e rrezikshme me skafe dhe gomone jo larg plazheve assesi të vihen nën kontroll. Pushuesit në detin e Adriatikut, qofshin në Kroaci, Mali të Zi apo Shqipëri për çdo vjet ankohen për sjelljet e pahijshme të drejtuesve të gomoneve. Situata më e mirë nuk është as në pjesën e detit Jon, në jug të Shqipërisë.
Në disa prej plazheve në bregdet është vërejtur edhe mungesa e bovave sinjalizuese.
Verë e qetë në Mal të Zi
Për dallim nga vitet e kaluara kur në plazhet e Malit të Zi regjistroheshin incidente të ndryshme me skafe dhe gomone, këtë vit fatmirësisht nuk ka ndodhi të tilla. Bazuar në dispozitat ligjore të Malit të Zi, anijet, jahtet dhe hidroavionet duhet të qëndrojnë në një distancë prej të paktën 300 metra larg vijës bregetare. Ndërsa, sa i përket motorëve në ujë lëvizja e tyre duhet të bëhet në një largësi prej 200 metra larg plazheve.
Incident në plazhin e Pulës
Marrja e skafeve me qira jo çdoherë tregohet opsioni i mirë për të bërë xhiro në det. Kjo sidomos vlen nëse nuk disponon me përvojën e duhur. Në qershor të këtij viti një gomone me turistë në Pulë të Kroacisë, e goditi rëndë një notues deri sa ai shijonte bukuritë e detit. Sipas autoriteteve kroate gjoba për mos respektimin e distancës në plazhe kushton 400 euro.
Legjislacioni kroate parasheh që mjetet lundruese duhet të qarkullojnë 300 metra larg vijës bregdetare.
Gjatë kësaj vere sipas raporteve të mediave kroate janë regjistruar më pak incidente të kësaj natyre në plazhe.
Himarën e kaplon pikëllimi
Ngjashëm si në Kroaci, edhe drejtuesit e skafeve (gomoneve) në Shqipëri duhet t’a respektojnë perimetrin prej 300 metra larg vijës bregdetare. Mëgjithatë, kjo dispozitë fare pak respektohet në plazhet e Shqipërisë. Goditja për vdekje me gomone së fundmi të një 7 vjeçare në plazhin e Himarës, nga një efektiv policie e shpalosi gjendjen e rëndë që prej kohësh mbizotron në bregdetin shqiptar. Në shenjë revolte për gjendjen aktuale në bregdetin shqiptar shoqëria civile ka paralajmëruar protesta në Tiranë.
3 Gus 2022
Pakujdesia me gomone shndërron pushimet në tragjedi
Rregulloret e rajonit për shfrytëzimin e mjeteve lundruese parashohin që ata të qëndrojnë në një largësi prej minimun 200 metra larg vijës bregdetare
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore