Policia e Kosovës ka arrestuar ditën e zgjedhjeve, më 9 shkurt, ministrin në largim të Zhvillimit të Rajonal në Qeverinë e Kosovës, Fikrim Damka, i cili njëherësh është kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP).
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, e ka konfirmuar rastin për Anadolu duke bërë të ditur se Damka së bashku me familjarin e tij me iniciale F.D. janë arrestuar për "kanosje dhe sulm".
"Dje me datë 09.02.2025 rreth orës 18:00 në Prizren është raportuar një rast 'kanosje dhe sulm'. Policia ka intervsituar të dyshuarit F.D. dhe F.D dhe viktimat si dhe janë mbledhur edhe prova dhe dëshmi të tjera dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë në ndalim policor", thuhet në përgjigjen e Bytyqit.
Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, ka thënë për mediat lokale se Damka ka sulmuar një kandidate nga Partia Turke e Lëvizjes Novatore si dhe një tjetër person nga kjo parti.
Motivet e kësaj ngjarjeje mbeten ende të pashpjeguara nga autoritetet e vendit.
Deri më tani, nga 89,26 për qind e votave të numëruara nga votimet e ditës së 9 shkurtit në territorin e Kosovës, KDTP si partia më e madhe e minoritetit turk në vend, ka marrë 0,51 për qind të votave.