Radman: Negociatat BeH-BE deri në fund të 2024 apo fillim të 2025.    /Foto: AA

Kryediplomati kroat Gordan Gërliq Radman tha sot se hapja e negociatave të anëtarësimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Bosnjë e Hercegovinës pritet në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

"Ne mund të presim fillimin e negociatave të pranimit midis BeH-së dhe BE-së, nëse jo deri në fund të këtij viti, që do të ishte më e mira, atëherë sigurisht në fillim të vitit të ardhshëm", tha Gërliq Radman në një deklaratë për gazetarët në Forumi Strategjik në Bled të Sllovenisë.

Kreu i diplomacisë kroate tha se ishte një propozim kroat në Këshillin e fundit të Stabilizim-Asociimit në korrik dhe se Kroacia pret raporte pozitive nga Komisioni Evropian për përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Bosnja e Hercegovina mori statusin e kandidatit për anëtarësim në dhjetor të vitit të kaluar.

Gërliq Radman tha se është e rëndësishme të dërgohet një mesazh kaq i fuqishëm dhe shtoi se vendet e Ballkanit Perëndimor mund të bëjnë përparim të dukshëm deri në atë vit, njoftoi Qeveria e Kroacisë.

Ai preku edhe Malin e Zi, ku ka një krizë të vazhdueshme për formimin e qeverisë. Ai tha se vendi duhet të tregojë se është i përkushtuar ndaj vlerave proevropiane jo vetëm në deklaratat e tij, por edhe në veprimet e tij, duke kujtuar se mbylli kapitullin e fundit të negociatave gjatë presidencës kroate të Bashkimit Evropian në vitin 2020.

TRT Balkan / agjencitë