Një avion luftarak F-16 i Forcave Ajrore të Greqisë u rrëzua gjatë një fluturimi trajnues në brigjet e ishullit Psathoura në Detin Egje.
Sipas mediave greke, avioni F-16 që i përket Krahut të 110-të Gjuetar të flotës 337, u ngrit nga baza ajrore Larisa dhe mori pjesë në fluturimin stërvitor me 4 avionë luftarakë.
Avioni luftarak F-16 u rrëzua në brigjet e ishullit Psathoura në Detin Egje.
Piloti shpëtoi duke u hedhur nga avioni me parashutë dhe pasi u gjet si rezultat i punimeve të kërkim-shpëtimit u dërgua në spital.
TRT Balkan / agjencitë