Në aeroportin e Pullës në Kroaci është rrëzuar një avion i vogël sportiv ku si pasojë humbën jetën dy pasagjerët e tij.
Gjatë ngritjes së një avioni të vogël sportiv në aeroportin e Pullës, ka ndodhur një aksident ku humbën jetën një burrë dhe një grua, pasagjerët e vetëm në avion, njoftuan mediat kroate.
Dyshohet se viktimat janë shtetas gjermanë, duke pasur parasysh regjistrimin e avionit.
Në terren kanë dalë shërbimet e urgjencës dhe zjarrfikësit.
TRT Balkan / agjencitë