Qeveria ka miratuar të mërkurën Dekretin për shumën e pagës minimale për vitin 2024, i cili e vendos këtë pagë në 840 euro bruto, ndërsa minimumi neto duhet të jetë rreth 677 euro.
Masa e pagës minimale për periudhën nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2024 është përcaktuar në shumën bruto prej 840,00 euro. Shuma aktuale e pagës minimale është 700 euro bruto, pra paga minimale rritet me 140 euro bruto ose 20 për qind.
Rregullorja do të botohet në Fletoren Zyrtare dhe do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.
Qeveria rriti edhe orën e studentëve, nga 4,48 në 5,25 euro.
Ministri i Punës, Sistemit Pensional, i Familjes dhe i Politikës Sociale, Marin Piletiq tha se pjesa e pagës minimale në pagën mesatare është rritur në më shumë se 54 për qind.
Sipas tij, paga minimale neto do të jetë afërsisht 677 euro, që është një rritje në krahasim me vitin 2023 për më shumë se njëqind euro.
Masa e pagës minimale përcaktohet nga qeveria çdo vit brenda datës 31 tetor për vitin pasardhës, pas konsultimit me punëdhënësit dhe sindikatat.