Rutte: Siguria e BeH-së me rëndësi, ne nuk do të lejojmë kërcënimin e paqes          / Foto: AA

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte tha se siguria e Bosnjës e Hercegovinës është e rëndësishme për rajonin dhe aleatët, si dhe tha se NATO-ja nuk do të lejojë që paqja e fituar me vështirësi të rrezikohet.

Rutte u takua sot në Bruksel me anëtaren e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Zheljka Cvijanoviq dhe pas takimit theksoi:

“NATO-ja ka qenë e përkushtuar ndaj Bosnjë e Hercegovinës për gati tre dekada. Ndërsa i afrohemi 30-vjetorit të Marrëveshjes së Dejtonit vitin e ardhshëm, angazhimi ynë ndaj BeH-së dhe stabilitetit rajonal mbetet i fortë. Ne mbështesim fuqimisht sovranitetin dhe integritetin e vendit tuaj. Një Bosnjë e Hercegovinë e qëndrueshme dhe e sigurt dhe një Ballkan Perëndimor paqësor janë në interesin tonë strategjik”, tha Rutte.

Duke theksuar se në takimin e sotëm u diskutua për mënyrat për të forcuar bashkëpunimin mes BeH-së dhe NATO-s dhe për të forcuar mbështetjen afatgjatë për Forcat e Armatosura të BeH-së dhe reformat në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, Rutte tha se këto përpjekje janë në të mirë të të gjithë qytetarëve të BeH-së dhe janë plotësuese me procesin e integrimit evropian të BeH-së.

“NATO-ja vazhdon bashkëpunimin e plotë me Bashkimin Evropian përmes zbatimit të programit EUFOR ALTHEA dhe mbështetjes plus për procesin e Berlint. Siguria e BeH-së është e rëndësishme për rajonin dhe aleatët tanë dhe ne nuk do të lejojmë që paqja e fituar me vështirësi të rrezikohet. Unë kam besim tek të gjithë politikanët në vendin tuaj që të punojnë në mënyrë konstruktive në frymën e pajtimit dhe të ruajnë stabilitetin e institucioneve shtetërore. Unë besoj se ky është çelësi për stabilitetin e qëndrueshëm të vendit tuaj dhe përmbushjen e nevojave të popullit tuaj”, tha Rutte.

Shefi i NATO-s Rutte më në fund tha se BeH-ja mund të llogarisë në mbështetjen e palëkundur të NATO-s.

TRT Balkan / agjencitë