Kryeqyteti i Bosnjë-Hercegovinës, Sarajeva, është sërish në krye të listës së qyteteve botërore me ajrin më të ndotur, sipas të dhënave të portalit “IQAir”, transmeton Anadolu.
Sarajeva aktualisht është e dyta në listën e qyteteve më të ndotura, dhe cilësia e ajrit në kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës është vlerësuar si “shumë e pashëndetshme”, me një indeks cilësie prej 263.
Në krye të listës është Dhaka (Bangladesh), indeksi i cilësisë së të cilës është 288, ndërsa Delhi (Indi) është pasardhësi me një indeks prej 243.
“IQAir” zviceran ka më shumë se 10.000 stacione matës në mbarë botën dhe tregon cilësinë e ajrit në mbarë botën.
Sipas të dhënave të tyre, përqendrimi i PM2.5 në Sarajevë është aktualisht 43 herë më i lartë se vlera e referencës vjetore e cilësisë së ajrit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Gjatë sezonit të dimrit në Sarajevë dhe disa qytete në BeH, përqendrimi i lejuar i grimcave lundruese tejkalohet pothuajse çdo ditë, ndërsa shkaktarët më të mëdhenj të ndotjes janë impiantet industriale, trafiku, djegia e mbeturinave dhe kaminët individualë.