Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka takuar të premten anëtarët e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Sarajevë.
Von der Leyen u prit në ndërtesën e Presidencës së BeH-së nga kryetari dhe anëtarët e Presidencës Denis Beqiroviq, Zheljko Komshiq dhe Zheljka Cvijanoviq.
Kryetarja e KE-së sot do të takohet me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Krišta, me të cilën do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Dje, Von der Leyen vizitoi Donja Jabllanicën për të shprehur solidaritetin me komunitetet e prekura nga përmbytjet e fundit katastrofike.
Ursula von der Leyen ndodhet në një vizitë katërditore në vendet e Ballkanit Perëndimor, gjatë së cilës deri më tani ka vizituar Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinën.
Është planifikuar ta vizitojë Serbinë, Kosovën dhe Malin e Zi. Vizita është një mundësi për të diskutuar progresin e partnerëve nga Ballkani Perëndimor në rrugën drejt BE-së, si dhe planin e rritjes së BE-së prej gjashtë miliardë eurosh.