Punimet e Samiti të Ballkanit Perëndimor në Berlin, kanë filluar sot, ku kancelari gjerman Olaf Scholz tha se Evropa mund të jetë e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor si pjesë e saj. Derisa kërkoi përshpejtim në normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.
Scholz tha se është koha që të tejkalohen konfliktet rajonale, në mënyrë që normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi të jap rezultatet e veta.
“Ju, gjashtë vendet e Ballkanit i përkisni Evropës së lirë dhe të plotë dhe anëtarësimi juaj në BE është në interesin tonë. Premtimi për të ardhmen evropiane për juve është punë e jona për ta kthyer në realitet dhe kjo na ka bërë bashkë sot. Është koha për të tejkaluar konfliktet rajonale që ju ndajnë e ju mbajnë të përçarë në rrugëtimin evropian. Procesi i normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përshpejtohet në mënyrë që të prodhojë rezultate”, tha ai.
Kancelari gjerman më tej ka shtuar se Procesi i Berlinit ka për qëllim të përshpejtojë integrimin evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit. Ai tha se qytetarët e Ballkanit mund të llogarisin te Gjermania dhe ky proces për mbështetje.
“Sot po bëni tre hapa madhor në këtë rrugëtim duke nënshkruar tri marrëveshje tejet të rëndësishme. Tregu i përbashkët rajonal do të nxis ekonominë dhe investimet në rajonin tuaj, marrëveshjet do t’i mundësojnë qytetarëve tuaj që të kalojnë kufijtë vetëm me letërnjoftime dhe do të sigurohemi që studentët nga Sarajeva të plotësojnë studimet e tyre në Beograd, apo arkitektet nga Tirana të marrin një vend pune në Shkup. Kjo ju përafron me standardet evropiane”, tha kancelari gjerman.
Ndryshe, ky është takimi i parë Procesi të Berlinit që moderohet nga kancelari Scholz. Gjatë ditës së sotme pritet të nënshkruhen disa marrëveshje, mes të cilave edhe heqja e vizave mes Bosnjë e Hercegovinës dhe Kosovës.
3 Nën 2022
Scholz në Procesin e Berlinit: Kosova dhe Serbia t'i normalizojnë raportet
Krerët e Qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Berlin.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Ballkani Perëndimor në qendër të rutave të trafikimit të drogës
Një raport i Qendrës Evropiane të Monitorimit të Drogës dhe Varësisë thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor janë terren për disa ruta ndërkombëtare të trafikimit të drogës dhe ballkanasit përfshihen thuajse në gjithë zinxhirin e furnizimit.
Artikujt në këtë kategori
Fico-Vuçiq në Beograd: Sllovakia dhe Serbia mund të mbështeten mes vete
"Serbia me të vërtetë e meriton ndihmën e Bashkimit Evropian në këtë fushë sepse është kërkuese dhe e kushtueshme", tha Fico dhe shtoi se Serbia e ndihmoi dhe po e ndihmon BE-në në migrim në atë mënyrë që pak vende të tjera mund ta bënin.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore