Zëvendëskryeministri i Republikës së Serbisë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, ka bërë të ditur se një polic është vrarë mbrëmë në Lloznicë, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.
Daçiq ka deklaruar se sonte, rreth orës 00:55 në Lloznicë, gjatë kontrollit të automjeteve në pikën e kontrollit në Lipnički Šor, policët e stacionit kufitar të Trbushnicës kanë ndaluar një Mercedes me targa të Tutinës, në të cilin ndodheshin dy persona.
Ai ka treguar se kur ka dalë nga vetura, një person ka gjuajtur me pistoletë, duke e goditur policin Nikolla Krsmanoviq (1990) në gjoks dhe policin Vjekoslav Iliq (1974) në shpatull, pas së cilës është larguar.
Oficerët e policisë u transportuan në Spitalin e Përgjithshëm të Lloznicës, ku Krsmanoviç iu nënshtrua plagëve të marra.
Policia në vend ka gjetur pasaportën e të dyshuarit të lëshuar nga Kosova në emër të Artan Hajziri(1991) dhe një letërnjoftim gjerman”, ka thënë Daçiq.
Ai shtoi se forca të forta policore janë duke kërkuar intensivisht sulmuesin dhe se ka policë nga Departamenti i Policisë së Shabacit, si dhe nga Drejtoria e Policisë Kriminale, Drejtoria e Policisë Kufitare dhe pjesëtarë të Njësisë Speciale Antiterroriste, ku nuk mungojnë as dronët dhe helikopterët në terren.
“Hetimi i prokurorit të lartë publik nga Shabaci dhe pjesëtarëve të policisë është duke vazhduar”, ka thënë Daçiq, i cili i ka dërguar ngushëllimet familjes së policit të vrarë.