Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka kërkuar nga ambasadorët e vendeve të QUINT-it që Forca e Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-i, të merret me të gjitha problemet e sigurisë në veri të Kosovës.
Vuçiq priti në takim ambasadorët e ShBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë në Beograd, si dhe kreun e delegacionit të Bashkimit Evropian për Serbinë Emanuele Giaufret për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.
Në një vlerësim nga llogaria e tij në median sociale lidhur me takimin, Vuçiq vuri në dukje se Serbia po bisedon me ambasadorët në një periudhë të vështirë duke thënë: "I kam informuar rreth qasjes së Serbisë për ngjarjet e fundit".
"Kërkojmë që KFOR-i të marrë në dorëzim të gjitha çështjet e sigurisë në veri të Kosovës. Në vend të policëve të Kurtit (Kryeministri i Kosovës Albin Kurti) duhet të vijnë ata. Gjithashtu, pse policia e Kosovës nuk kërkoi misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) gjatë operacionit të zhvilluar në veri të Kosovës ditën e diel? Edhe këtë pyetje ua kam drejtuar atyre", deklaroi Vuçiq.
Në takim mori pjesë edhe Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.