Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka njoftuar dislokimin e 700 trupave shtesë në Kosovë për shkak të tensioneve në veri të vendit. Në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin norvegjez, Jonas Gahr Store, shefi i NATO-s po ashtu tha se aleanca do të vendosë një batalion nga forca rezervë në gatishmëri të lartë, në mënyrë që të mund të vendoset nëse është e nevojshme. Stoltenberg bëri thirrje që sulmet në Kosovë “duhet të ndalen”. Deklaratat e tij erdhën pasi të paktën 30 ushtarë të NATO-s u plagosën në përleshje. Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) njoftoi se 11 trupa hungarezë dhe 19 trupa italianë pësuan lëndime të shumta nga mjetet shpërthyese në demonstratat e djeshme në Zveçan të Kosovës. Tre ushtarë hungarezë po ashtu u plagosën nga armë zjarri, por lëndimet e tyre nuk janë në rrezik për jetën. Të plagosurit aktualisht janë nën vëzhgim të një institucioni shëndetësor. Tensionet kanë kapluar Kosovën me demonstrues dhe forca të sigurisë që u përleshën në komunat në veri të vendit, të mbizotëruara nga serbët, për shkak të zgjedhjes së kryetarëve shqiptarë të komunave. Ndërkohë, sipas burimeve spitalore, të paktën 50 civilë u plagosën nga shok bombat dhe gazi lotsjellës.
30 Maj 2023
Shefi i NATO-s njofton dislokimin e 700 trupave shtesë në Kosovë
Aleanca Veriatlantike sipas Jens Stoltenbergut do të vendosë një batalion nga forca rezervë në gatishmëri të lartë, në mënyrë që të mund të vendoset nëse është e nevojshme.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.