Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Turke i pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, në Shkup mbrëmë organizoi programin e poezisë “Përshëndetje pranverës”.
Në programin e organizuar me mbështetjen e Konsulencës së Arsimit të Ambasadës Turke dhe Institutit Yunus Emre në Shkup, morën pjesë ambasadori i Türkiyes Fatih Ulusoy, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend, studentë dhe profesorë.
Në fjalën e tij të rastit, ambasadori Ulusoy tha se letërsia është një gjuhë universale që kapërcen kufijtë politikë dhe vendos lidhje dashurie mes njerëzve.
Duke iu referuar rëndësisë së departamenteve të turkologjisë në universitetet e Maqedonisë së Veriut, Ulusoy tha: “Këto departamente kanë një detyrë të madhe në drejtim të njohjes së drejtë të kulturës dhe letërsisë turke, prezantimit të saj në komunitetin akademik dhe transferimit te brezat e rinj”.
Ulusoy shtoi se Türkiye do të vazhdojë të mbështesë studimet në këtë drejtim nëpërmjet Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU), Shkollave Maarif, Qendrës Kulturore Turke Yunus Emre, TIKA-s dhe organizatave joqeveritare.
Fjalime mbajtën edhe dekani i Fakutltetit Filologjik “Bllazhe Koneski”, Porf. Dr. Vlladimir Martinovski, si dhe kryetari i Departmanetit të Gjuhës dhe Letërsisë Turke, Prof. Dr. Osman Emin.
Në kuadër të programit, ku studentë dhe profesorë prezantuan poezi të ndryshme, u prezantua edhe një recital me kanun nga Timko Çiçakovski.