Shqiptarët nga Maqedonia e Veriut në takim te Edi Rama. / Photo: AA

Liderët e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut nesër në Tiranë do të zhvillojnë takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Pjesëmarrjen në këtë takim pothuajse e kanë konfirmuar të gjithë drejtuesit e partive politike në Maqedoninë e Veriut.

Ministri i Punëve të Jashtme, të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në konferencën e sotme për media tha se takimi me kryeministrin e Shqipërisë në Tiranë është për shkak të fillimit të vitit të ri, shkëmbimin e mendimeve në raport me zhvillimet në rajon, si dhe dëshirën për bashkëpunim.

“Evident është se ky vit do të jëtë vit i sfidave për rajonin. Megjithatë, jemi në vit në të cilin ende ka luftë në kontinentin tonë, ende ka sfida”, tha ministri Osmani dhe shtoi se kryeministri Rama është një mik i dëshmuar i Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe, në dhjetor të vitit 2016 u mbajt takimi i fundi i përbashkët i kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesve të subjekteve politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

TRT Balkan / agjencitë