Nëpër malet përreth Manastirit të Banjskës në Veri të Kosovës, grupi i armatosur që kishte sulmuar Policinë e Kosovës më 24 shtator kishte arritur të arratiset.. Pamjet e publikuara nga agjencia e lajmeve Associated Press tregojnë se dhjetëra sulmues largohen në këmbë duke lënë pas tyre sasi të konsiderushme të armatimit dhe municionit. Përfshirë edhe automjetet me të cilin kishin ardhur.
Pamjet në fjalë tregojnë se si grupi nën breshërinë e plumbave në një moment të caktuar tenton të largohet me dy autoblinda nga Manastiri i Banjskës. Të veshur me uniforma ushtarake, por pa emblema, një pjesë e tyre janë neutralizuar nga Policia e Kosovës dhe disa të tjerë janë arrestuar.
Gjykata Themelore Prishtinë mbrëmë të pandehurit me inicialet V.T. pas seancës dëgjimore e cila u mbajt në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) i caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve.
Ai dyshohet për vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 126 i KPKS-së dhe kryerja e veprave terroriste nga neni 129 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Aktivitetet policor në rajonin e Banjskës vazhdojnë ende. Bazuar në raportet e mediave Policia e Kosovës mbrëmë ka zbuluar një sasi tjetër të armatimit. Në orët e para të mëngjesit të ditës së diel (24 shtator) mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa janë plagosur edhe policë të tjerë.