Emra të rinj u janë shtuar emrave që dyshohet se u janë "përgjuar" telefonat në Greqi nëpërmjet programit spiun "Predator”.
Në listën e re të publikuar nga gazeta "Documento" në mesin e atyre për të cilët pretendohet se janë përgjuar me programin spiun janë përfshirë shumë emra të tillë si ish-kreu i Policisë së Greqisë, Michalis Karamalakis, prokurorja përgjegjëse për Shërbimin Informativ Grek, Vasiliki Vlachou, ministrja e Arsimit dhe Çështjeve Fetare, Niki Kerameus dhe zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë, Giannis Oikonomou.
Zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë, Oikonomou në një deklaratë ka mohuar pretendimet dhe ka mbrojtur idenë se këto pretendime po hetohen nga gjyqësori.
Shtypi grek ka bërë të ditur se delegacioni përkatës i Parlamentit do të mblidhet ditën e hënë për të diskutuar pretendimet në lidhje me skandalin e përgjimeve.
Skandal më i madh se Watergate në ShBA
Skandali i përgjimeve në Greqi është më i madh se skandali Watergate në SHBA, sipas raportueses së Komitetit Hetimor të Parlamentit Evropian për softuerin spiun Pegasus dhe softuerëve të tjerë të spiunazhit (spyware).
"Megjithëse, qeveria konservatore e Nea Dimokratia (ND) pretendon se nuk ka asnjë provë të prekshme që vërteton se ajo ishte e përfshirë në përgjimin e dhjetëra politikanëve, biznesmenëve dhe gazetarëve, prova ka", tha Sophie in 't Veld, raportoi e përditshmja "Avgi", duke cituar transmetuesin publik gjerman DW.
Ajo tërhoqi vëmendjen se edhe zyrat e Intellexa, kompania që tregtonte spyware-in izraelit Predator që u përdor në operacionet e përgjimit në vend, nuk u kontrolluan nga policia.
4 gusht
Më 8 gusht, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis pranoi se politikani i opozitës Nikos Androulakis ishte përgjuar nga agjencia e inteligjencës greke, por mohoi të kishte njohuri për operacionin.
Skandali doli për herë të parë më 4 gusht, kur Panagiotis Kontoleon, në atë kohë kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar (EYP), deklaroi para Komisionit parlamentar se Agjencia e Inteligjencës kishte spiunuar gazetarin financiar, Thanasis Koukakis.
Më 5 gusht, Kontoleoni, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të zyrës së kryeministrit, Grigoris Dimitriadis, dhanë dorëheqje.
Hetimet parlamentare filluan pasi Androulakis u ankua te prokurorët e lartë për një përpjekje për të hakuar telefonin e tij celular me softuerin e spiunazhit Predator.
Kohët e fundit, "Documento" publikoi një listë me 33 persona të dyshuar të spiunuar nga EYP me urdhër të drejtpërdrejtë nga Dimitriadis, duke përfshirë ministrin e Jashtëm Nikos Dendias, zëvendës ministrin e Mbrojtjes Nikos Hardalias, ministrin e Zhvillimit Adonis Georgiadis, ministrin e Punës Kostis Hatzidakis, ministrin e Financave Christos Staikouras, ish-kryeministrin Antonis Samaras, ish-ministrin e Rendit Publik Michalis Chrysochoidis dhe ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Alexandros Diakopoulos.
Partitë opozitare për skandalin fajësuan Mitsotakisin dhe kërkuan që qeveria e tij të shpallë zgjedhje të parakohshme, gjë të cilën ai e kundërshton.
Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian po monitorojnë nga afër zhvillimet në lidhje me skandalin.
Ndryshe, Komiteti i Parlamentit Evropian më 8 nëntor e prezantoi raportin draft mbi dyshimet për keqpërdorimin e një softueri mercenar izraelit Pegasus nga qeveritë e disa vendeve anëtare të BE-së për të spiunuar qytetarët e vet.
“Abuzimi me spyëare nuk cenon vetëm të drejtën e privatësisë së individëve. Ajo minon demokracinë dhe institucionet demokratike fshehurazi. Hesht opozitën dhe kritikët, eliminon llogaridhënien dhe ndikon mbi shtypin e lirë dhe shoqërinë civile. Shërben edhe më tej për të manipuluar zgjedhjet”, thuhet në raportin e përgatitur nga komiteti PEGA i Parlamentit Evropian.
28 Nën 2022
Skandali i përgjimeve në Greqi: Emra të ri në listën e vëzhgimeve
Ish-krerët të Policisë së Greqisë dhe prokuror përgjegjës për shërbimin sekret janë gjetur në listën e fundit të personave të përgjuar në Greqi.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.