Sllovenia, Kroacia dhe Serbia janë goditur nga një stuhi e fortë / Photo: AA

Sllovenia, Kroacia dhe Serbia mbrëmë janë përfshirë nga një stuhi e fortë, me reshje shiu, bubullima dhe breshër, që ka shkaktuar dëme materiale.

Sllovenia u godit nga një stuhi e fortë me reshje të dendura shiu, erëra dhe breshëri, ndërsa dëmet më të mëdha janë në Dolenjska, ku breshri i dendur shkatërroi të mbjellat, dhe goditjet e forta të erës dëmtuan dhe sollën çatitë e shtëpive.

Për shkak të stuhisë, Agjencia e Mjedisit (Arso) lëshoi ​​një paralajmërim portokalli për gjithë vendin, njoftoi televizioni slloven.

Shirat e dendur shkaktuan rrëshqitje dheu dhe erërat e forta rrëzuan pemë, shtylla elektrike dhe çati të ndërtesave të banimit, komerciale dhe të tjera.

Një stuhi e fortë ka goditur mbrëmë Kroacinë, kryesisht Sllavoninë dhe Zagrebin, ndërsa era e fortë, shiu i shoqëruar me bubullima dhe breshër kanë krijuar probleme të mëdha në Sisak, Vinkovci, Sлlavonski Brod dhe Zhupanja.

Në Zagreb, për shkak të dëmtimit të rrjetit elektrik dhe pemëve të rëna, tramvajet nuk funksionojnë dhe disa pjesë të qytetit kanë mbetur pa energji elektrike. Kah fundi i mbrëmjes ka rënë shi i dendur, për shkak të të cilit pjesë të qytetit janë përmbytur.

Një stuhi me reshje të dendura shiu të shoqëruar me bubullima ka goditur edhe Serbinë mbrëmë. Në kryeqytet ka rënë shi i dendur i shoqëruar me bubullima. RHMZ-ја paralajmëroi më herët se retë e forta konvektive nga zona e Sremit po lëvizin drejt Beogradit në perëndim dhe se në afërsi të Beogradit priten reshje intensive me bubullima.

TRT Balkan / agjencitë