Sllovenia vendos kontrolle brenda Schengenit në rast fluksi migrantësh.     Foto: AA

Ministrja e Jashtme e Sllovenisë Tanja Fajon tha se qeveria e saj është e gatshme të vendosë kontrolle në kufi me Kroacinë edhe përkundër hyrjes së saj në zonën Schengen, nëse ka nevojë në rast të presionit të migrantëve.

“Sllovenia është e gatshme të vendosë kontrolle brenda zonën Schengen ditën, javën ose muajin e ardhshëm, nëse dhe kurdo që të ketë nevojë për këtë”, tha Fajon e cila mori pjesë në samitin e ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel.

“Tani që Kroacia hyn në Schengen, sigurisht se nuk duam që Sllovenia të bëhet një lloj xhepi me rritje të migrantëve dhe refugjatëve ilegalë”, theksoi ajo.

Ministrat e Punëve të Brendshme do të vendosin për hyrjen e Kroacisë në zonën Schengen në një takim më 9 dhjetor.

Ministrja Fajon tha se qeveria sllovene do t'i shqyrtojë materialet përgatitore për atë takim këtë javë, të enjten.

Theksoi se Ministria e Brendshme i rekomandon Qeverisë që të përkrahë hyrjen e Kroacisë në zonën Schengen.

Fajon tha gjithashtu se qeveria po përgatit një deklaratë të njëanshme sipas së cilës, me hyrjen në Schengen, Kroacia njeh vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit për përcaktimin e ndërsjellë të kufijve, të cilin Kroacia nuk e njeh sepse e konsideron procedurën e arbitrazhit të komprometuar nga veprimet e palës sllovene.

Sllovenia tashmë një kohë po ankohet sepse Austria një kohë të gjatë vendos kontrolle të përkohshme në kufi, që është në kundërshtim me ligjet e BE-së.

Për këtë shkak, Sllovenia angazhohet që të vendosen rregulla të qarta që kontrollet brenda zonën Schengen të kufizohen sa më shumë që është e mundur, respektivisht të vendosen vetëm kur ka nevojë.

HINA