Supremja e Kosovës lejon Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje. / Foto: AA Archive

Gjykata Supreme e Kosovës për shkaqe procedurale ka hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) sa i përket Listës Serbe, duke lejuar kështu pjesëmarrjen e këtij subjekti politik në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të vitit të ardhshëm.

Siç njoftojnë mediat lokale, Blerim Sallahu nga LVV-së ka njoftuar se kanë qenë të vetëdijshëm për pengesat procedurale, por, sipas tij, Lista Serbe ka bërë veprimeve të vazhdueshme antikushtetuese dhe antiligjore. Kësisoj, sipas përfaqësuesit të partisë në pushtet, këto veprime është dashur të jenë mbi pengesat procedurale dhe ankesa e LVV-së është dashur të shqyrtohet në mënyrë meritore.

"Pse po duan ta lejojnë certifikimin e Listës Serbe me patjetër? Dhe në këto momente tepër vendimtare për vendin, përgjegjësinë e këtij certifikimi skandaloz për partinë e Radojçiqit do ta mbajë sistemi gjyqësor dhe opozita. Të dyja po shpalosen si pjesë përkrahëse të Listës Serbe në një formë apo formën tjetër", thuhet në njoftimin e LVV-së.

Kujtojmë se më 23 dhjetor anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nuk e certifikuan subjektin politik më të madh të minoritetit serb në Kosovë, Listën Serbe, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të planifikuara të mbahen më 9 shkurt 2025.

Lista Serbe ankimoi vendimin e KQZ-së, ndërsa më 25 dhjetor Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) miratoi ankesën e Listës Serbe.

TRT Balkan / agjencitë