Ushtria bullgare ka një mungesë personeli prej 20 për qind, tha ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, duke shpresuar se rritja e pagave të këtij viti do të ndihmonte në rritjen e interesit për të shërbyer në ushtri, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve BTA.
"Ne kemi mundur t'i rrisim pagat e ushtrisë tashmë këtë vit. Shpresoj se kjo masë do të ndihmojë në rritjen e interesit për të shërbyer në ushtri, por nuk do të jetë e mjaftueshme dhe duhet të konsiderohet një zgjidhje më komplekse", tha Todor Tagarev, tha në paraqitjen para gazetarëve në Sofje, pas një ceremonie të dhënies së diplomave në Kolegjin e Mbrojtjes Kombëtare Rakovski.
Në mars, ministria e Mbrojtjes tha se një krizë demografike dhe rritja e pagave në sektorin privat kanë çuar në mungesën e personelit të ushtrisë.
Ndërkohë, presidenti Rumen Radev nënshkroi dekret me të cilin urdhërohet që zgjedhjet për kryetar dhe këshilltarë komunalë të mbahen më 29 tetor.