Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) i bëri thirrje Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) që të marrë masa disiplinore ndaj tenistit serb Novak Gjokoviq.
Kjo erdhi pasi Gjokoviq shkroi në një mesazh për Kosovën në një objektiv kamere pas fitores së tij në raundin e parë në French Open.
"Kosova është zemra e Serbisë. Ndaloni dhunën", ka shkruar ai në gjuhën serbe.
Duke e akuzuar Gjokoviqin për nxitje të tensioneve politike, Ismet Krasniqi, kreu i KOK-ut, tha: "Si kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, kam për obligim t'i ngre shqetësimet e mia dhe të kërkoj nga ju të reagoni në emër të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, pasi këto mesazhe dhe veprime janë të rrezikshme për të ardhmen e sportit nëse nuk ndëshkohen".
Krasniqi theksoi parimin themelor nr. 5 të Kartës Olimpike, ku thuhet se të gjitha organizatat sportive nën Komitetin Olimpik duhet të jenë politikisht neutrale.
Gjokoviq gjatë Roland Garrosit iu referua përplasjeve të dhunshme që së fundmi ndodhën në Kosovë.
Tenisti serb më pas për mediat tha se kjo ishte më e pakta që mund të kishte bërë. "Ndiej përgjegjësinë si figurë publike, nuk ka rëndësi në cilën fushë, të jap mbështetje", tha ai.
31 Maj 2023
Thirrje nga KOK-u: Masa disiplinore ndaj tenistit serb Gjokoviq
Komiteti Olimpik i Kosovës akuzon Gjokoviqin për nxitje të tensioneve politike, pasi tenisti serb shkroi "Kosova është zemra e Serbisë. Ndaloni dhunën".
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.