Trazira në protestat në Bullgari për tranzicionin në euro                                  Foto: AA

Mbështetësit e ekstremit të djathtë u përleshën me policinë të shtunën gjatë një proteste në mbështetje të monedhës bullgare, levit, dhe kundër futjes së euros.

Protesta u mbajt përpara Bankës Kombëtare Bullgare dhe Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Sofje, organizuar nga partia politike e ekstremit të djathtë dhe ultranacionaliste "Revival".

Demonstruesit hodhën ngjyrë të kuqe dhe vezë në objekte dhe u përleshën me policinë.

Parlamentarët bullgarë miratuan vitin e kaluar një projektligj për kalimin në euro si monedhë kombëtare nga fillimi i vitit 2025, ndërsa vetë hyrja në eurozonë është shtyrë për shkak të inflacionit të lartë dhe faktorëve të tjerë.

Drafti rregullon parimet, kornizën dhe procedurat për futjen e euros në qarkullim në Bullgari, përcakton rregulloret për tranzicionin dhe prezanton një periudhë kalimtare që do t'u lejojë qytetarëve kohë të përshtaten me monedhën e re.

Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Bullgaria do të qëndrojë në një regjim të dy valutave, levit dhe euros, për një muaj. Në fund të periudhës kalimtare, levi bullgar duhet të tërhiqet plotësisht nga qarkullimi.

Çmimet e mallrave dhe shërbimeve do të tregohen në dy monedha për një vit.

TRT Balkan / agjencitë