Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Türkiyes kanë realizuar me sukses trajnimin për pajisjen HAR-66.
Siç ka bërë të ditur FSK-ja nëpërmjet një njoftimi, ky bashkëpunim midis dy ushtrive është realizuar me qëllim të rritjes së kapaciteteve luftarake dhe të përgatitjes profesionale të pjesëtarëve të FSK-së.
"Ky trajnim është realizuar në dy regjimentet e Forcave Tokësore me qëllim të rritjes së kapaciteteve luftarake dhe përgatitjes profesionale të pjesëtarëve të FSK-së. Bashkëpunim i vazhdueshëm mes dy forcave kontribuon në avancimin e aftësive operacionale dhe forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve", thuhet në njoftimin e FSK-së.
Tutje, FSK-ja ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të saj, për të qenë gjithnjë e më e gatshme për të përmbushur misionin dhe detyrat e saj.