Vëzhgim është përdorur për të formësuar politikën e brendshme në Greqi, sipas zbulimeve të raportuara të dielën nga mediat lokale.
Gazeta Efysn tha se ish-kryeministri Alexis Tsipras, i cili aktualisht është kreu i partisë kryesore opozitare të Greqisë SYRIZA-PS, ishte vëzhguar nga një “mekanizëm parashtetëror” gjatë mandatit të tij nga 2015-2019.
Mekanizmi mori fotografi të pushimeve të Tsipras në një jaht gjatë zjarreve të vitit 2018 dhe ia kaloi ato Nea Dimokratia (ND), e cila ishte partia opozitare, kurse tani është partia aktuale në pushtet.
Imazhet u publikuan nga media pro-ND në prag të zgjedhjeve të vitit 2019 për të minuar mundësitë e Tsipras për t’u rizgjedhur, shtoi ai.
Gara e lidershipit për ND në 2016 u ndërhy gjithashtu për të zgjedhur Kyriakos Mitsotakis si kreun e partisë, sipas Efsyn-it.
Rezultatet e zgjedhjeve u ndryshuan në favor të Mitsotakis, shtoi ai.
Gazeta To Vima pohoi se spyware-i Predator i prodhuar nga Izraeli u përdor jo vetëm nga Shërbimi Informativ Kombëtar (EYP), por edhe nga elementë të policisë greke në mbikëqyrjen e paligjshme të një liste në rritje njerëzish, duke përfshirë gazetarë të shquar proqeveritarë, figura opozitare, biznesmenë, ushtrues detyre dhe ish-ministra të lartë e admiralë në pension.
Ndërkohë, Kostas Vaxevanis, një gazetar investigativ dhe kryeredaktor i gazetës Documento, e cila në fillim të nëntorit publikoi një listë me 33 persona të spiunuar, përfshirë ministrin e Jashtëm Nikos Dendias dhe ish-kryeministrin Antonis Samaras, tha në Twitter se “agjentë të huaj” u përfshinë në vëzhgimin e Tsiprasit për hir të Mitsotakis.
Skandali i përgjimeve gjithnjë në zgjerim
Më 8 gusht, Mitsotakis pranoi se politikani i opozitës Nikos Androulakis ishte përgjuar nga agjencia e inteligjencës greke, por mohoi të kishte njohuri për operacionin.
Skandali u shfaq për herë të parë më 4 gusht kur Panagiotis Kontoleon, në atë kohë kreu i EYP-së, i tha një komisioni parlamentar se agjencia e inteligjencës kishte spiunuar gazetarin financiar Thanasis Koukakis.
Më 5 gusht, Kontoleoni, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të zyrës së kryeministrit, Grigoris Dimitriadis, dhanë dorëheqje.
Një hetim parlamentar filloi pasi Androulakis u ankua te prokurorët e lartë për një përpjekje për të hakuar telefonin e tij celular me spyware Predator.
Kohët e fundit, Documento publikoi një listë me 33 persona të dyshuar të spiunuar nga EYP-ka me urdhër të drejtpërdrejtë nga Dimitriadis, duke përfshirë ministrin e Jashtëm Nikos Dendias, zëvendësministrin e Mbrojtjes Nikos Hardalias, ministrin e Zhvillimit Adonis Georgiadis, ministrin e Punës Kostis Hatzidakis, ministrin e Financave Christos Staikouras, ish-kryeministrin Antonis Samaras, ish-ministrin e Rendit Publik Michalis Chrysochoidis dhe ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Alexandros Diakopoulos.
Partitë opozitare kanë fajësuar Mitsotakis për skandalin dhe kanë kërkuar që qeveria e tij të mbajë zgjedhje të parakohshme, diçka që ai e kundërshton.
Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian po monitorojnë nga afër zhvillimet në lidhje me skandalin.
Spyware minon demokracinë
Evropian. Komiteti i Parlamentit Evropian më 8 nëntor prezantoi raportin draft mbi dyshimet për keqpërdorimin e një softueri mercenar izraelit Pegasus nga qeveritë e disa vendeve anëtare të BE-së për të spiunuar qytetarët e vet.
“Abuzimi me spyware nuk cenon vetëm të drejtën e privatësisë së individëve. Ajo minon demokracinë dhe institucionet demokratike fshehurazi. Hesht opozitën dhe kritikët, eliminon llogaridhënien dhe ndikon mbi shtypin e lirë dhe shoqërinë civile. Shërben edhe më tej për të manipuluar zgjedhjet”, thuhet në raportin e përgatitur nga komiteti PEGA i Parlamentit Evropian.
Eurodeputetja holandeze dhe raportuese e komitetit PEGA, Sophie in ‘t Veld, gjatë prezantimit të raportit draft tha se të paktën 4 shtete anëtare të BE-së – Greqia, Spanja, Hungaria dhe Polonia – kanë përdorur softuerin Pegasus ose versionin më pak të sofistikuar Predator për të spiunuar qytetarët, kundërshtarët politikë dhe gazetarët në vendet e tyre.
“Manipulimi i zgjedhjeve kombëtare me keqpërdorimin e softuerit, ndikon drejtpërdrejt në përbërjen e institucioneve të BE-së dhe balancit politik në strukturat e BE-së. Katër ose pesë qeveritë, të akuzuara për abuzimin e softuerit, përfaqësojnë gati 1/4 e popullsisë së BE-së, kështu që kanë peshë të konsiderueshme në Këshillin Evropian”, thuhet në raport.