Të shtënat ka Një roje e sigurisë ka mbetur i vrarë, ndërsa pesë nxënës janë lënduar pas të shtënave në shkollën fillore Vlladisllav Ribnikar në Serbi.
“Tre fëmijë janë transferuar në Tirshovë, njëri prej të cilëve është në rrezik dhe është transferuar urgjentisht në sallën e operacionit me lëndim në kokë”, raporton Agjencia Shtetërore e Lajmeve të Serbisë, Tanjug. Sipas tyre, dy fëmijë të tjerë kanë marrë plagë me armë zjarri dhe ndodhen në terapi intensive.
“Dy fëmijë - një djalë dhe një vajzë - janë transferuar në Qendrën Emergjente”, njofton Tanjug.
Të shtënat ndodhën në orën 08:40 kur një nxënës i klasës së shtatë hapi zjarr ndaj sigurisë dhe nxënësve.
Policia arrestoi sulmuesin, i cili tha se kishte shtënë disa herë, me shumë gjasa me armën e babait të tij.