Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq deklaroi sot gjatë një takimi me ambasadorin e ShBA-së në Beograd, Christopher Hill, se vendi i tij po bën përpjekje për një zgjidhje të qëndrueshme për mbrojtjen e serbëve në Kosovë.
Ai në një postim në Instagram ka shkruar se në takim u bisedua për vazhdimin e dialogut me Kosovën, situatën në rajon dhe bashkëpunimin Serbi-ShBA.
“Ritheksova qëndrimin konsistent të Serbisë, e cila vazhdon të bëjë të gjitha përpjekjet për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për mbrojtjen e popullatës serbe në Kosovë dhe ruajtjen e interesave të saj kombëtare. Gjithashtu, konfirmuam vendosmërinë tonë reciproke për të vazhduar përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve serbo-amerikane”, shkroi Vuçiq.
TRT Balkan / agjencitë