Zjarri në Greqinë qendrore kërcënon rafinerinë e madhe të naftës.     /Foto: AA

Një zjarr në rajonin e Atikës në Greqinë qendrore, që përfshin kryeqytetin Athinë, tani kërcënon një rafineri të madhe të naftës.

Siç raportuan mediat lokale, zjarri që shpërtheu të hënën në zonën Loutraki, rreth 65 kilometra në perëndim të Athinës, është më pak se 2 kilometra larg nga rafineria.

Transmetuesi publik ERT tha se një numër i madh zjarrfikësish, të mbështetur nga automjetet dhe avionët zjarrfikëse, po bëjnë çmos për të frenuar zjarrin përpara se të arrijë tek objekti.

Banorët e shumë qyteteve dhe fshatrave në rajon, përfshirë Nea Zoi Agia Sotira, Palaiohori, Panorama Pornari, Agia Sofia dhe Kiafa, u urdhëruan të evakuohen nga shtëpitë e tyre mes erërave të forta.

Zjarret tashmë kanë dëmtuar rëndë mijëra hektarë tokë bujqësore.

Shërbimet Kombëtare të Zjarrfikësve grekë kanë vendosur të anulojnë të gjitha pushimet e stafit deri në një njoftim të mëtejshëm, duke përmendur rrezikun e lartë të vazhdueshëm të zjarreve pyjore në gjithë vendin.


TRT Balkan / agjencitë