Zonja e Parë e Türkiyes në Istanbul organizon samit për Palestinën.    /Foto: AA

Zonja e Parë e Türkiyes, Emine Erdoğan, do të presë një samit në Istanbul të mërkurën që do të mbledhë bashkëshortët e liderëve shtetërorë në mbështetje të popullit të Palestinës. Erdoğan ka theksuar vazhdimisht nevojën për të reduktuar humbjen e jetëve të civilëve të pafajshëm në Gaza dhe për të sjellë paqen në rajon.

Në samitin, i cili do të mbahet nën kujdesin e Zonjës së Parë të Türkiyes në Pallatin Dolmabahçe, pjesëmarrësit do të bëjnë thirrje për t'u dhënë fund vuajtjeve të civilëve në Gaza dhe për të gjetur një zgjidhje për krizën.

Bashkëshortët dhe përfaqësuesit specialë të udhëheqësve shtetërorë nga shumë vende, përfshirë Katarin, Malajzinë dhe Uzbekistanin, pritet të marrin pjesë në këtë ngjarje.

Pas fjalës hapëse të Emine Erdoğanit, në samit pritet të kenë fjalë edhe të ftuar të tjerë.

Prej datës 7 tetor, Izraeli vazhdimisht kryen sulme të ashpra në Rripin e Gazës, ku ka vrarë të paktën 11.240 palestinezë, duke përfshirë 4.630 fëmijë e 3.130 gra, dhe kanë plagosur më shumë se 28.200 njerëz.

Mijëra ndërtesa, duke përfshirë spitale, xhami dhe kisha janë dëmtuar ose shkatërruar në sulmet e pamëshirshme ajrore dhe tokësore izraelite në enklavën e rrethuar.

Ndërkohë, Izraeli e rishikoi numrin e të vdekurve nga sulmet e Hamasit në rreth 1.600.

AA