75 për qind e gjermanëve nuk besojnë në aftësitë mbrojtëse të ushtrisë / Photo: AA

Një sondazh i opinionit publik i kryer në Gjermani zbuloi se 75 për qind e opinionit besojnë se Forcave të Armatosura Gjermane (Bundeswehr) u mungon aftësia për të mbrojtur vendin.

Anketa është kryer më 11 dhe 12 mars me 5.013 persona dhe është realizuar nga kompania kërkimore "Civey" për revistën "Focus".

Rezultatet e sondazhit zbuluan se 75 për qind e të anketuarve thanë se nuk besonin në aftësinë e Bundeswehrit për të mbrojtur vendin. Dhjetë për qind e të pyeturve besojnë në aftësinë e ushtrisë gjermane dhe 15 për qind nuk e kanë shprehur mendimin e tyre.

Financim më të madh për ushtrinë mbështetën 69 për qind e të anketuarve.

Dy të tretat e gjermanëve të anketuar besojnë se vendi i tyre në afat të gjatë duhet të shpenzojë më shumë se dy për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen. Përqindja e njëjtë gjithashtu ndajnë mendimin se Gjermania duhet të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Operacionet ushtarake ruse në Ukrainë shihen si kërcënim për Gjermaninë nga 68 për qind e të anketuarve.

45 për qind e të anketuarve besojnë se Gjermania definitivisht nuk duhet të ketë bombë atomike, ndërsa 22 për qind e tyre besojnë se duhet.

Në rast lufte, 57 për qind e gjermanëve të anketuar deklaruan se nuk do të merrnin armët, ndërsa vetëm 22 për qind deklaruan se do të luftonin.

AA