Bashkimi Evropian i dha Ukrainës 1,5 miliardë euro nga asetet e ngrira ruse.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi në postimin në llogarinë e saj në rrjetin social X për këtë transaksion.
Duke vënë në dukje se BE-ja është në anën e Ukrainës, Von der Leyen tha: "Sot, ne po transferojmë 1,5 miliardë euro të ardhura nga asetet e ngrira ruse për mbrojtjen dhe rindërtimin e Ukrainës".
Ajo tha se dërgimi i parave të Kremlinit në Ukrainë është simbol i rëndësishëm dhe shtoi se kjo do ta bënte Ukrainën dhe Evropën më të sigurt.
Vendet e BE-së ngrinë rreth 200 miliardë euro të Bankës Qendrore Ruse për shkak të luftës. Institucionet financiare që mbajnë asete ruse bëjnë fitim të konsiderueshëm duke i riinvestuar ato.
180 miliardë euro të rezervave të Bankës Qendrore Ruse të ngrira nga BE-ja mbahen nga Euroclear, një ofrues i shërbimit të kliringut dhe kujdestarisë me bazë në Belgjikë.
Ndërkohë që aktivetet në bilancin e institucionit rriten me shpejtësi, Euroclear gjeneron shuma të mëdha të ardhurash nga interesi. Euroclear fitoi më shumë se 3 miliardë euro të ardhura vitin e kaluar nga interesat mbi asetet ruse të ngrira për shkak të sanksioneve të BE-së.
Vendet e BE-së do të përdorin miliarda euro fitime nga investimi i aseteve të ngrira ruse për të mbështetur Ukrainën.