Blinken në njëvjetorin e 7 tetorit: ShBA-ja qëndron me Izraelin /      Foto: AA

Sekretari i Shtetit të ShBA-së, Antony Blinken, në deklaratën e tij për përvjetorin e parë të ngjarjeve që nisën në Rripin e Gazës më 7 tetor 2023 tha se: "Ne qëndrojmë pranë Izraelit".

Në deklaratën e tij për media në përvjetorin e parë të 7 tetorit, Blinken tha: "Sulmet e Hamasit më 7 tetor ndezën një konflikt njëvjeçar me pasoja tragjike për popullin palestinez".

Ai theksoi se është koha për të nënshkruar marrëveshjen e armëpushimit midis palëve. Blinken argumentoi se komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë qëndrim të vendosur kundër atyre që mbështesin Hamasin.

"ShBA-ja qëndron me Izraelin duke u mbrojtur kundër terrorizmit", tha Blinken.

Duke thënë se ka disa qytetarë amerikanë në mesin e pengjeve që ende mbahen nga Hamasi, Blinken bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të tyre.

AA