Ushtria izraelite vrau të paktën 32 palestinezë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, në sulmet që ka kryer që nga mbrëmja e kaluar në Rripin e Gazës së pushtuar.
Siç raporton agjencia palestineze e lajmeve WAFA, ushtria izraelite ka kryer sulme të ashpra ajrore dhe tokësore në pjesët qendrore dhe jugore të Rripit të Gazës që nga mbrëmja.
Dy palestinezë u vranë në një sulm ajror të kryer nga ushtria izraelite në një shtëpi në qytetin Az-Zuvayde në pjesën qendrore të Rripit të Gazës dhe tre palestinezë u vranë në një sulm në rajonin Al-Mawasi.
Gjashtë palestinezë u vranë në sulmet ajrore në pjesë të ndryshme të Khan Younis. Avionët izraelitë kanë kryer sulme ajrore edhe në qytetin Rafah.
Në një sulm ajror në shtëpinë e familjes Abu Sanjar në Rafah, pesë palestinezë u vranë dhe shumë u plagosën.
Gjithashtu, 16 persona u vranë nga sulmet e ushtrisë izraelite në pjesët qendrore të Gazës dhe dhjetëra palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë, u plagosën nga sulmet.
Shumë palestinezë thuhet se kanë mbetur nën rrënoja pas sulmeve izraelite.