Borrell akuzoi Von der Leyen se kishte një pozicion plotësisht proizraelit / Foto: AA Arkiv

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë, Josep Borrell, akuzoi Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, se "ka mbajtur një pozicion tërësisht pro-izraelit".

“Kostoja gjeopolitike e udhëtimit të Von der Leyen (në Izrael) ku ajo mori një pozicion tërësisht pro-izraelit dhe nuk përfaqësonte askënd, përveç vetes në politikën ndërkombëtare, ishte mjaft e lartë për Evropën”, tha Borrell në një intervistë me një gazetë spanjolle El País.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së kritikoi pozicionin aktual politik të BE-së për luftën ruso-ukrainase dhe sulmet izraelite në Gaza dhe tha se "një uragan po i afrohet Perëndimit për shkak të politikave të tij".

Duke iu referuar librit “Komedia Hyjnore” të shkrimtarit dhe poetit italian Dante Aligieri, një nga klasikët botërorë, Borrell theksoi se dhuna në Ukrainë dhe Gaza është e ngjashme me “rrethin e dhunës” që përmendet në këtë libër.

"Putini (Presidenti rus Vlladimir) dhe Trumpi (ish-presidenti amerikan Donald) nuk kanë fituar ende, por ata mund të fitojnë. Evropa duhet të zgjohet para se të jetë tepër vonë," tha Borrell.

AA