Punonjësit e institucioneve të Bashkimit Evropian (BE) protestuan kundër politikës së Unionit ndaj Gazës në sheshin ku ndodhen ndërtesat e BE-së në Bruksel të Belgjikës, si dhe bënë thirrje për armëpushim.
Rreth 100 punonjës të BE-së u mblodhën përpara ndërtesave të Komisionit Evropian dhe Këshillit të BE-së në Bruksel dhe mbajtën një minutë heshtje për të gjitha viktimat e gjenocidit, përfshirë gjenocidin e Srebrenicës, i cili është në vitin e tij të 29-të.
Turma e mbledhur në sheshin "Schuman" protestoi ndaj politikës së BE-së ndaj Gazës dhe kërkoi që marrëveshja e partneritetit midis BE-së dhe Izraelit dhe shitja e armëve nga vendet anëtare, të kushtëzohej me "respektimin e të drejtave të njeriut".
Protestuesit bënë thirrje për armëpushim në Gaza, duke kërkuar lirimin e të gjithë robërve dhe dënimin e të gjitha shkeljeve dhe krimeve të të drejtave të njeriut.
Në fund të aksionit, protestuesit kërcyen dhe brohoritën sloganin "Liri për Palestinën".