Gaza, shkon në 33.899 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

Gaza, shkon në 33.899 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

Në 24 orët e fundit, 56 palestinezë kanë humbur jetën, ndërsa janë plagosur 89 të tjerë.
Gaza, shkon në 33.899 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite.     /Photo: AA

Në sulmet e Izraelit kundër Rripit të Gazës që nga 7 tetori e deri më tani numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 33.899, ndërsa i të plagosurve në 76.664.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza bën të ditur se 56 palestinezë kanë humbur jetën në sulmet që ushtria izraelite ka kryer brenda 24 orëve të fundit, ndërsa janë plagosur 89 të tjerë.

Gjithashtu, në deklaratë thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve, si dhe se ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak se pengohen nga forcat izraelite.

AA