Hamasi: Nuk do të ketë marrëveshje pa tërheqjen e Izraelit nga Rripi i Gazës / Photo: AA

Hamasi dhe Fronti Demokratik për Çlirimin e Palestinës bënë të ditur se nuk do të ketë marrëveshje me Izraelin nëse sulmet në Rripin e Gazës nuk ndalen apo nëse nuk ka tërheqje të plotë nga rajoni dhe nëse nuk realizohet shkëmbimi i pengjeve.

Të dy lëvizjet e rezistencës, Hamasi dhe Fronti Demokratik për Çlirimin e Palestinës, thuhet se kanë bërë takim "të rëndësishëm".

"Kur të përfundojnë sulmet izraelite, e drejta për të vendosur për Gazën i takon popullit palestinez", njoftohet nëpërmjet një deklarate të përbashkët.

Më tej, në deklaratë theksohet se çdo forcë jashtë integritetit kombëtar do të trajtohet si okupim dhe nuk do të ketë vend në territorin palestinez, duke shtuar: "Konfirmojmë se nuk do të arrihet asnjë marrëveshje apo mirëkuptim me pushtuesin sionist derisa të plotësohen kërkesat e palestinezëve si ndalimi i sulmeve, tërheqja e plotë nga Rripi i Gazës, thyerja e bllokadës, rindërtimi i rajonit dhe arritja e një marrëveshjeje serioze për shkëmbimin e pengjeve".

AA