Izraeli sërish sulmon palestinezët në Gaza, teksa prisnin ndihma humanitare / Photo: AA

Ushtria izraelite vrau 20 persona dhe plagosi të paktën 155 duke hapur zjarr ndaj atyre që prisnin ndihmë humanitare në kryqëzimin e Kuvajtit në Rripin e Gazës.

Ata theksuan se ky sulm tregon qëllimin e paraplanifikuar të Izraelit për të kryer një masakër të re dhe të tmerrshme.

Ata deklaruan se procesi i evakuimit të të vrarëve dhe të lënduarve ka vazhduar pavarësisht situatës së vështirë në terren dhe se numri i viktimave mund të rritet për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të të lënduarve të mbërritur në spitale.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, dhjetëra njerëz u vranë dhe u plagosën në sulmet izraelite ndaj palestinezëve që prisnin ndihmë humanitare.

Sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori kanë vrarë 31.341 palestinezë, duke përfshirë të paktën 13.500 fëmijë dhe 9.000 gra, dhe kanë plagosur 73.134 palestinezë të tjerë.

Raportet nga terreni flasin se nën rrënoja ka ende mijëra të vdekur. Sulmet e ushtrisë izraelite ndërkohë vazhdojnë me shkatërrimin e infrastrukturës civile, spitaleve dhe institucionet arsimore ku janë strehuar njerëzit.

AA