Izraeli sulmon palestinezët që prisnin për ndihma, 7 të vrarë.     /Foto: AP

Në sulmin e ushtrisë izraelite që shënjestroi palestinezët të cilët prisnin ardhjen e kamionëve me ndihma në Rripin e Gazës, humbën jetën shtatë persona ndërsa mbi 20 të tjerë u plagosën.

Zëdhënësi i njësisë së Mbrojtjes Civile në Rripin e Gazës, Mahmud Basal, në një deklaratë për AA-në tha se ushtria izraelite shënjestroi palestinezët që po prisnin kamionët me ndihma në afërsi të kryqëzimit të Kuvajtit në lindje të Gazës.

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA ka dhënë informacion lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 158 ditësh.

WAFA njofton se të plagosurit janë dërguar në spitalin Al-Shifa. Avionët luftarakë të Izraelit bombarduan një shtëpi në lagjen As-Suudi në qytetin Rafah në jug dhe si pasojë ka të plagosur.

Izraeli ka kryer goditje me artileri edhe në rajonet Abasan Al-Kebira dhe Huzaa të qytetit Khan Younis dhe se shumë persona kanë humbur jetën dhe janë plagosur.

TRT Balkan / agjencitë