Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale            / Foto: AA

Presidenti amerikan Joe Biden i ka dhënë fund fushatës së tij të rizgjedhjes pasi kolegët demokratë humbën besimin në mprehtësinë e tij mendore dhe aftësinë për të mposhtur Donald Trump, duke e lënë garën presidenciale në një territor të paeksploruar.

Biden, në një postim në X të dielën, tha se ai do të mbetet në rolin e tij si president dhe komandant i përgjithshëm deri në përfundimin e mandatit të tij në janar 2025 dhe do t'i drejtohet kombit këtë javë.

"Ka qenë nderi më i madh i jetës sime të shërbej si presidenti juaj. Dhe ndërsa ka qenë qëllimi im të kërkoja rizgjedhjen, besoj se është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit që unë të tërhiqem dhe të fokusohem vetëm për përmbushjen e detyrave të mia si President për pjesën e mbetur të mandatit tim”, shkroi Biden.

Duke hequr dorë nga mundësia për rizgjedhje, ai i hap rrugën zëvendëspresidentes Kamala Harris për të kandiduar në krye të garës, e cila bëhet gruaja e parë me ngjyrë që e bën këtë në historinë e vendit.

Biden, 81 vjeç, nuk e përmendi atë kur njoftoi lëvizjen e tij.

Mbetet e paqartë nëse demokratë të tjerë të lartë do ta sfidojnë Harrisin për emërimin e partisë, i cili shihej gjerësisht si e zgjedhur për shumë zyrtarë të partisë - ose nëse vetë partia do të zgjidhte të hapte fushën për nominime.

Njoftimi i Biden vijoi pas një vale presioni publik dhe privat nga ligjvënësit demokratë dhe zyrtarë të partisë për të lënë garën pas performancës së tij tronditëse të dobët në një debat televiziv muajin e kaluar kundër rivalit republikan Donald Trump.

TRT Balkan / agjencitë