Katërvjeçarja me djegie në fytyrë po trajtohet në spitalin Aksa në Gaza / Photo: AA

Seca Juneyd, një vajzë palestineze katërvjeçare, pësoi djegie të rrezikshme në fytyrë dhe trup si pasojë e sulmit të ushtrisë izraelite në shtëpinë e saj në Jabalia, një kamp refugjatësh në Gazën veriore. Vajza po lufton për jetën me dhimbje të mëdha, të cilat i duron për shkak të djegieve të mëdha në trup.

Seca po merrte trajtim në Spitalin Shifa, por duhej të transferohej në Spitalin Al-Aksa pasi ushtria izraelite bastisi Spitalin Shifa.

Sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori kanë vrarë 32.490 palestinezë, duke përfshirë të paktën 14.280 fëmijë dhe 9.340 gra, dhe kanë plagosur 74.889 njerëz.

Mijëra të vdekur thuhet se ende qëndrojnë në rrënoja.

AA