Koreja e Veriut pretendon se "ShBA-ja është plotësisht shkaktare e tragjedisë së përjetuar mes Izraelit dhe Palestinës".
Agjencia Zyrtare Qendrore e Lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA) bëri një deklaratë lidhur me situatën në Lindjen e Mesme.
"Pas fillimit të konfliktit ShBA-ja filloi menjëherë të mbështesë Izraelin me ndihma dhe armë", thuhet në deklaratën në të cilën mbrohet ideja se "tragjedia në rajon është shkaktuar plotësisht nga ShBA-ja".
Më tej, në deklaratë thuhet se presidenti i ShBA-së, Joe Biden, "udhëtoi në Izrael për të mbrojtur luftën" dhe tërhoqi vëmendjen se ShBA-ja vendosi veto ndaj projekt-rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) e cila bën thirrje për "ndërprerje" të konfliktit për sigurimin e ndihmave humanitare në Gaza.
"ShBA-ja 'përgjegjësinë e krizës' në Lindjen e Mesme ia ka lënë Palestinës të cilën e ka etiketuar si 'agresore'.
Komuniteti ndërkombëtar duhet të ndjekë nga afër veprimet e ShBA-së dhe duhet të dënojë dhe të refuzojë me vendosmëri këtë iniciativë të rrezikshme dhe të marrë", thuhet në deklaratë.
Në deklaratë pretendohet se "Kriza në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar për shkak të nxitjeve të qëllimshme të ShBA-së".