Kryeministri hungarez Viktor Orban mbërriti sot në Kiev për bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.
"Tema kryesore e takimit është mundësia e arritjes së paqes", tha zëdhënësi hungarez Bertalan Havashi në një konferencë për media në Budapest, duke shtuar se Orban dhe Zelenskyy do të diskutojnë gjithashtu çështjet aktuale të marrëdhënieve dypalëshe midis Hungarisë dhe Ukrainës.
Kjo është vizita e parë e Orbanit në Kiev që nga fillimi i konfliktit të armatosur në Ukrainë. Më herët, dy liderët patën një bisedë të shkurtër në margjinat e samitit të BE-së në Bruksel.
Zelenskyy e ftoi disa herë kryeministrin hungarez për vizitë në Kiev, por Budapesti e kushtëzoi vizitën me gjendjen e pakicës kombëtare hungareze në Ukrainë.
Kujtojmë se nga dje, Hungaria e udhëheq presidencën e radhës me Bashkimin Evropian, që do të përfundojë më 31 dhjetor të këtij viti.