Ministri i Jashtëm rus Sergey Llavrov ka akuzuar Perëndimin se dëshiron t’i shkaktojë Moskës një humbje afatgjate. Ai kritikoi gjithashtu shefen e BE-së Ursula von der Leyen, e cila më herët gjatë ditës mbërriti në Kiev për samitin BE-Ukrainë.
"Ursula von der Leyen tha se rezultati i luftës duhet të jetë disfata e Rusisë, lloji i disfatës që për dekada, për shumë dekada, Rusia nuk mund të rivendosë ekonominë e saj. A nuk është ky racizëm e nazizëm - jo një përpjekje për të zgjidhur 'çështjen ruse'", tha Llavrov në komentet e transmetuara në televizionin shtetëror rus.
Në të njëjtën intervistë, Llavrov u citua gjithashtu të thoshte se Shtetet e Bashkuara ishin të përfshira drejtpërdrejt në shpërthimet që dëmtuan rëndë tubacionet e gazit Nord Stream nën Detin Baltik vitin e kaluar.
Presidenti rus Vlladimir Putin ka akuzuar më parë Britaninë për hedhjen në erë të tubacioneve, gjë që Londra e mohoi.