Macron: Evropa duhet të reduktojë varësinë nga ShBA-ja për sigurinë.     Foto: Reuters


Vendet evropiane duhet të jenë më vendimtare në aleancën e NATO-s dhe të reduktojnë "mbështetjen e tyre të ShBA-së", deklaroi presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë kthimit nga Samiti ndërkombëtar në Aman të Jordanisë.

Duke folur me gazetarët në bordin e avionit presidencial francez, siç raporton ‘Wall Street Journal’, presidenti Macron tha se "ai nuk e sheh përpjekjen e tij për të zhvilluar mbrojtjen evropiane si një alternativë ndaj NATO-s".

Sipas së përditshmes, Macron tha se një Evropë më e fortë do të mundësonte që kontinenti të bëhet më autonom brenda aleancës ushtarake, duke vepruar "brenda NATO-s, me NATO-n, por gjithashtu duke mos u varur nga NATO-ja".

"Një aleancë nuk është diçka nga e cila unë duhet të mbështetem. Është diçka që duhet të zgjedh, diçka me të cilën punoj. Ne duhet të rimendojmë autonominë tonë strategjike. Evropa duhet të fitojë më shumë autonomi mbi teknologjinë dhe aftësinë e mbrojtjes, duke përfshirë edhe nga ShBA-ja", tha Macron.

Komentet e tij vijnë pas takimit në Washington me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, me presidentin e ShBA-së, Joe Biden, adresimit të tij në Kongresin Amerikan, si dhe falënderimit të tij për ofrimin e ndihmës financiare për vendin e tij, duke i quajtur paratë e tyre "jobamirësi", por "investim".

Më herët, Biden njoftoi një paketë të ndihmës ushtarake prej 1,85 miliard dollarësh për Ukrainën, si dhe sistemin e mbrojtjes ajrore “Patriot”.

TRT Balkan / agjencitë